Donald Trump dhe Gianni Infantino

Sport
Bota

VIDEO/ Infantino argëton Donald Trumpin, i tregon si hapet me çelës trofeu i Kupës së Botës për Klube

8 Mars, 21:51| Përditesimi: 8 Mars, 21:57

  • Share

SHBA - Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino vizitoi presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në Washington. Gjithçka vjen pasi SHBA do organizojë finalet e Kupës së Botës për Klube këtë verë.

Veç diskutimeve, një moment pikant ishte edhe prezantimi i trofeut për fituesin e finales. Infantino dukej i lumtur t'i tregonte presidentit të SHBA-ve se ky trofe ishte unik dhe hapej me një çelës.

Trump u duk i habitur dhe nuk e fshehu këtë gjë, teksa ka kërkuar që gjithçka të shkojë në mënyrë sa më të mirë.

Një tjetër pikë e këtij takimi ishte edhe Kupa e Botës, e cila do të mbahet në Meksikë, SHBA dhe Kanada. Për të garantuar mbarvajtjen e këtij kompeticioni, i cili do të luhen në verën e 2026-ës, presidenti Donald Trump firmosi një dekret falë të cilit do të ngrihet një 'Task Forcë', i cili do të merret me mbarëvajtjen e këtij kompeticioni.

“Do të jetë një event i madh mendoj unë. Të gjithë e njohin Gianni Infantinon. Është një lloj mbreti i futbollit, në njëfarë mënyre. Dhe ai na ndihmoi që këtë event ta organizonim ne. Dhe ne do të bëjmë një punë fantastike, e që tifozët të ndihen si në shtëpi. Hera e parë që organizohet në këtë pjesë të botës dhe është nder. Tensionet me Kanadanë e Meksikën? Janë gjë e mirë, do ta bëjë këtë më emocionuese”, tha Trump.

Në Kupën e Botës 2026 do të marrin pjesë 48 skuadra. Eventi do të organizohet nga 11 qershor deri në 19 korrik 2026. Përpara kësaj, SHBA duhet të kalojë testin me Kupën e Botës për Klube.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?