Inter u rikthye te fitorja për javën e 23-të në Serie A pas barazimit me Sampdorian. Zikaltërit e Inzaghit mposhtën 3-1 Udinesen në "Giuseppe Meazza". Golat për Interin u shënuan nga Lukaku në minutën e 20 nga penalltia, Mkhitaryan në të 72' dhe Lautaro në minutën e 89. Barazimi i përkohshëm u shënua në minutën e 43 nga Lovric për miqtë nga Udine. Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë, 15 pikë pas Napolit. Udinese me 30 pikë mban vendin e nëntë. Vlen të theksohet se trajneri Inzaghi nuk i besoi asnjë minutë Kristjan Asllanit, me mesfushorin e Kombëtares që shijoi fitoren nga stoli.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Milan fiton në transfertë, Inter i përgjigjet në 'Giuseppe Meazza'! Bologna për Europë
S.Dh/ReportTv.al