Sport

VIDEO/ Interi bën 'vetëvrasje' në shtëpi, Roma e mposht 0-1 dhe 'i heq nga duart' titullin kampion të Serie A

27 Prill, 16:59| Përditesimi: 27 Prill, 22:48

  • Share

Në "Giuseppe Meazza" vendasit e Interit u mposhtën 0-1 nga Roma dhe kanë bërë një hap fals në garën për titullin kampion. Tre humbje radhazi për djemtë e Simone Inzaghit që e shohin fatin jo në dorën e tyre, pasi Napoli ka marrë kreun i vetëm. Ndeshja në Milano u vendos nga goli i Soule në minutën e 22-të. Roma e Ranierit trondit kështu kampionët në fuqi të Interit, që kanë një kalendar të ngjeshur dhe në mesjavë luajnë kundër Barcelonës në gjysmëfinalet e Champions League. Me 71 pikë Interi mbetet në vendin e dytë të Serie A. Po aq pikë ka edhe Napoli, ndërsa skuadra e Contes ka një ndeshje më pak (kundër Torinos në 'Maradona'.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Napoli përfiton nga 'gafa' e Interit dhe merr kreun e Serie A, tri pikë për Milanin e Juventusin! Ngec Atalanta


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?