Interi feston suksesin në Bergamo

Sport

VIDEO/ Interi me hap kampioni, fiton 0-2 kundër Atalantës dhe shkëputet në krye të renditjes

16 Mars, 22:46| Përditesimi: 16 Mars, 22:47

  • Share


Në Bergamo ishte Interi që mposhti 0-2 vendasit e Atalantës dhe fitoi duelin zikaltër. Tanimë të besuarit e Simone Inzaghit shkëputen në krye të Serie A me tre pikë nga ndjekësit e Napolit, me këta të fundit që u ndalën nga Venezia. Përballja u zhbllokua në minutën e 54-t nga Carlos Augusto, teksa për suksesin mendoi edhe kapiteni Martinez që "vulosi" ndeshjen tre minuta nga fundi. Tanimë në krye të Serie A Interi numëron 64 pikë, tre më shumë se Napoli i vendit të dytë. Ndërkohë Atalanta mbetet në vendin e tretë.

Në këtë përballje Berat Gjimshiti luajti 75 minuta, ndërsa Asllani u fut vetëm në çastet e fundit për Interin. Vlen të theksohet se bergamaskët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Ederson, teksa edhe Gasperini nuk e mbylli sfidën në stol, duke pasur të njëjtin fat. Të kuq edhe për Bastonin e Interit.

GOLAT E NDESHJES


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Napoli 'fut ujë', Interi mposht Atalantën dhe shkëputet në krye të Serie A! Bologna 'shuplakë' Lazios, Juventusi turpërohet! Roma tri pikë


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?