Në "Giuseppe Meazza", Interi nuk e diskutoi fitoren paçka se përballë kishte Atalantën, duke e mundur 4-0. Në këtë duel 90 minuta luajti Kristjan Asllani dhe Berat Gjimshiti, me mesfushorin elbasanas që fitoi duelin me një paraqitje të mirë. Golat për Interin u shënuan nga Darmian në minutën e 26-të, Lautaro në të 45+1, Dimarco në minutën e 54 dhe Frattesi në të 71 minutë. Me 12 pikë para Juventusit, Interi ka vendosur 'një dorë' te titulli kampion në Serie A.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Inter 'poker' Atalantës, zikaltërit 'prekin' titullin! Napoli i shënon 6 herë Sassuolos
S.Dh/ReportTv.al