VIDEO/ Ish deputeti dhe ish këshilltari i Metës, Ralf Gjoni mbi 3 orë në SPAK: Dëshmova për kohën kur mbaja poste shtetërore

22 Prill, 13:45| Përditesimi: 22 Prill, 20:43

  • Share

TIRANE-  Për afro 4 orë, ish -këshilltari i Ilir Metës, Ralf Gjoni iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve, edhe pse jo zyrtarisht, me shumë gjasa për çështen e lobimit.

Ai vetë në dalje u tha gazetarëve se ishte pyetur si shtetas në cilësinë e të angazhuarit në angazhime dhe pozicione shtetërore por nuk preferoi që ta bënte publike këtë gjë.

“Jo jo, si person nën hetim, jam thirrur për një çështje që kam kam pasur dijeni, në kohën kur kam qenë në një post shtetëror. Nuk kam qenë pjesë e dosjes së ish-presidentit Meta, pasi atëherë kam qenë në një periudhë jo aktive në politikë. Nuk diskutoj më lidhje me sekretet hetimore, nuk mundem që të komentoj. Më fal pse nuk pyesni prokurorët? Për angazhimet e mia në vite… kush më njeh, ma di integritetin”, u shpreh Gjoni.

Gjoni, ka qënë Këshilltar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Kryetarit të Kuvendit, në kohën kur Ilir Meta ishte në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Por më pas u bë deputet nga djegia e mandateve të deputetëve të asokohe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ralf Gjoni ishte më poshtë të tjerëve në listë dhe nuk e kishte siguruar dot një vend në Kuvend, por kur kolegët dogjën mandatet, ai u bë pjesë e asaj që u quajt "opozita e re".  Nga ajo kohë Gjoni nuk është angazhuar më me politikë dhe nuk është pare më në shoqërinë e Metës.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?