VIDEO/ Ishte fshehur në një hotel në Kukës, moment i arrestimit të djalit të pronarit të ‘Lajthizës’! Edison Elezaj plagosi 3 persona në lokalin e ‘VIP’-ave në Tiranë

26 Shtator, 08:27| Përditesimi: 26 Shtator, 12:08

  • Share

Pas rreth 2 muajsh në arrati, Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’, është arrestuar nga forcat Operacionale. 32-vjeçari u arrestua në një hotel në Kukës, ku qëndronte i fshehur, pasi ishte shpallur në kërkim pasi la të plagosur tre persona në një festë më 28 korrik.

Djali i biznesmenit Hajri Elezaj ishte në një festë të një prej restoranteve më luksoze “Savoy Garden” në rrugën e Kavajës, brenda kompleksit të banimit “Deligjorgji” në Tiranë. Gjatë festës, Edison Elezaj ka plagosur me armë 3 familjarët, një vajzë 36 vjeçe dhe 2 vëllezërit e saj.

Pas plagosjes, i riu u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestuar pasditen e 25 shtatorit 2024. Por megjithëse nga policia ishte shpallur në kërkim (23 korrik 2024) për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", gjykata, më 26 korrik ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal "Arrest në burg" në mungesë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

‘Si rezultat i operacionit ‘Oda’, në një hotel në Kukës, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi E. E., 32 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1897 datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg" në mungesë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal

Më datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë janë plagosur 3 shtetas.’- njofton policia.

Ndërkohë, për këtë ngjarje policia ka arrestuar më herët dy persona të tjerë, pasi i morën armën djalit të biznesmenit dhe e fshehën për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në restorant, policia arriti të gjejë armën dhe të identifikojë personat që e morën atë pas të shtënave, Arjan Dushaj, 38 vjeç, dhe Dardan Zalli, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/09/2024 02:19

    Dhe ku gjeti vend te fshihej KY /trimi i zgjuar/?-Ne Kukes, qe nuk eshte me i madh se nje lagje Tirane e me nje popullsi sa e Bllokut,tamam vend per /t'u fshehur/ per ata qe bien ne sy,por nuk do te donin! Duket qe gjykata paska shume /respekt/ per babain e djalit,qe i ka vene akuze vetem per /armembajtje pa leje/ e megjithate edhe kjo i eshte dukur shume ketij birbos qe u fsheh!

    Përgjigju
  • Goni: 26/09/2024 14:09

    E mer qen grua fshihesh si qen neper hotele zhulsash se bo si mbret nga nje ane dhe nga ana tjeter je mi halesh. Milioner qe fshihet si legen neper cepat e kuksit.

    Përgjigju
  • Goni: 26/09/2024 10:34

    Ai eshte dorzuar me marrveshje Nuk i ha njeri kto perradha, Qendroi fshehur derisa e vulosi

    Përgjigju
  • Po bashkepunetori?: 26/09/2024 09:52

    Akuze per arme mbajtje pa leje !!!! Po vrasje te mberur ne tentativ e tre personave ? Per festa te fundvitit esht jasht ky

    Përgjigju
  • franc: 26/09/2024 09:51

    Malok i ndyrë ju shoftë Zoti rracën plera...

    Përgjigju
  • @papa: 26/09/2024 09:43

    O Son të iku jeta Hoteleve si mi ja qr. Her prej mallit e her prej hallit. Se mos harro bolo se rru kush rakun as për ty e as për mustaqen.Prite se sdo dish ka do tvi.Zoti të rujt se smyllet çdo e shame e çdo e gjujtme me miq e me lek

    Përgjigju
  • Kuksiani i Tironës: 26/09/2024 08:34

    Edhe pronari i hotelit duhe të ishte arrestuar sëbashku me këtë vrasës të babit bizesmen.

    Përgjigju
    • Doktori: 26/09/2024 09:56

      Ka ardhur koha të bëhen ndryshime në ligjin mbi mbajtjen e armëve. Armëmbajtësve pa leje, apo të fshehura, i duhet dhënë kohë për dorëzimin vullnetar të armëve. Në të kundërt, dënimi më i rendë (Burgim i përjetshëm).

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?