SPANJË- Në një video tronditëse tregon momentin kur një fuçi me azot të lëngshëm shpërtheu gjatë një eksperiment të dështuar kimik në Spanjë, ku për pasojë 15 persona, përfshirë nëntë fëmijë morën lëndime.
Pamjet tregojnë turmën, e përbërë kryesisht nga fëmijë dhe disa prindër, duke pritur me padurim për të parë eksperimentin. Kryebashkiaku i Gironas, Marta Madrenas tha se veprimtaria ishte organizuar nga universiteti lokal.
Teksa nga fuçia duket tymi, kalimtarët në panik largohen pasi autoritetet paralajmëruan banorët që të qëndronin larg. Policia, ekuipazhet e urgjencës dhe zjarrfikësit morën pjesë për të shuar flakët. Mes të lënduarve ishte profesori, i cili drejtonte eksperimentin, Deni Jaminez, dhe asistenti që mbante fuçinë, për të cilin kryebashkiaku Madrenas tha se ai ishte më i prekur nga shpërthimi dhe u transferua në një spital tjetër.
Azoti i lëngshëm është një lëng kriogjenik, një gaz që mbahet në gjendje të lëngshme në temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Restorantet kryesore e përdorin herë pas here për të krijuar re mbresëlënëse kur ekspozohen ndaj ajrit, për shembull në kokteje, por mund të shkaktojë ngrirje ose djegie kriogjenike nëse nuk përdoret siç duhet.
Komente
