Ivan Balliu

Sport

VIDEO/ Ivan Balliu i pafat, mbrojtësi i Kombëtares e dërgon topin në portën e tij

8 Janar 2023, 18:08| Përditesimi: 8 Janar 2023, 18:09

  • Share

Rayo Vallecano humbi në shtëpi 1-2 me Real Betis për javën e 16-të në La Liga. Te vendasit nga minuta e parë në fushë ishte edhe Ivan Balliu, mbrojtësi i kombëtares shqiptare. Balliu ka qenë i pafat në këtë duel, teksa në zhvillimet e një këndoreje e ka dërguar topin në portën e tij.

Në minutën e 7, Betis zhvilloi një aksion të rrezikshëm që u dërgua në këndore. Krosimi në zonë bëri që largimi i topit mos ishte në drejtimin e duhur, me sferën që u përplas në kokën e Balliut. Mbrojtësi shqiptar i pafat në këtë rast e dërgon në portën e tij pa vetëdije, teksa ky është autogoli i dytë me Vallecanon për Balliun. Paçka paraqitjes së mirë dhe barazimit të përkohshëm, Rayo del pa pikë nga shtëpia e vet.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?