Në stadiumin "Futbol de Vallecas" në Madrid, Real Sociedad mori fitore 0-2 kundër vendasve të Rayo Vallecano. Miqtë zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, teksa u shënuan dy gola. Në minutën e 15-të, Sorloth kaloi në avantazh Sociedad, teksa Barrenetxea shënoi golin e qetësisë në minutën e 36-të. Në fushë për Vallecanon ishte edhe Ivan Balliu, i cili luajti për 84 minuta por pa ndihmuar të tijtë. Pas ndeshjes së sotme, Sociedad me 38 pikë barazon në vendin e dytë Real Madridin (dy ndeshje më pak), teksa Vallecano qëndron në vendin e 9 me 26 pikë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Barazon Real Madridin në klasifikim, Sociedad kalon pa probleme Vallecanon! Atletico 'tripletë'
S.Dh/ReportTv.al