VIDEO/ Ja prezenca e policisë dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pas sherrit në zyrën e Donika Prelës

21 Shtator 2018, 12:23| Përditesimi: 21 Shtator 2018, 12:47

  • Share

TIRANE - Prokurorët e transferuar nga Arta Marku krijuan një ditë më parë një situatë konfliktuale në zyrën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeeve të Rënda, Donika Prela. Për shuarjen e tensioneve është dashur edhe ndërhyrja e policisë. 

Report Tv ka siguruar pamjet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku duket një patrullë policie që qëndron përpara organit të akuzës, pas incidentit në zyrën e Prelës. Situata është tensionuar aq keq sa në ambientet e Prokuririsë së Kriemve të Rënda ka shkuar edhe Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ardi Veliu. 

Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëm hetimin e çështjes 'Shullazi'.

Komento

Komente

  • Fredi: 21/09/2018 13:04

    Edhe prokurore edhe me hyjne me force. Sa veta kane hetuar dhe gjykuar keta per vetegjyqesi? Drejtojuni gjykates, mos u sillni si rrugecer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?