Jasir Asani është njeriu i momentit te kombëtarja e Shqipërisë. Në gjashtë ndeshje me kuqezinjtë, shkupjani 28-vjeçar ka shënuar tre gola. Edhe çfarë golash se, spektakolarë.
Realizimi i fundit i mëngjarashit ka bërë që UEFA t'i kushtojë një postim sulmuesit, duke thënë se ai shënon vetëm gola spektakolarë. "Jasir Asani shënon vetëm golazo", shkruan UEFA.
Duket se goli i tij do jetë sërish në listën e më të bukurve të raundit të gjashtë të kualifikuesve, me Shqipërinë që fitoi dje 3-0 kundër Çekisë. Asani ka fituar në dy raste për golat më të bukur të shënuar, në votimet e UEFA-s në faqen e saj.
Komento