Jasir Asani ka lënë pas problemet me klubin e tij Guangju në Korenë e Jugut dhe është rikthyer te goli, duke i dhënë të tijve tri pikë të çmuara në kampionat.
Për javën e 26-të në elitën e Koresë së Jugut në futboll, Guangju fitoi 0-1 në udhëtim me Jeonbuk. Përballja ishte e luftuar dhe u vendos nga Jasir Asani në minutën e 70-të.
Sulmuesi i Kombëtares mori një pasim nga Gabriel dhe me të majtën i dërgoi një "predhë" portierit vendas Kim, duke bërë që festa kuqezi të ishte me "shqiponjë".
Asani rikthehet kështu te goli, teksa kujtojmë se ka shumë klube që interesohen për të marrë shërbimet e tij gjatë këtij afati kalimtar të merkatos.
Jasir Asani scored Gwangju pic.twitter.com/VshOt9dcIl
— News video (@Newsvideo13) August 9, 2024