Festa e Jasir Asanit me 'shqiponjë'

VIDEO/ Jasir Asani shkëlqen në Azi, shënon tre supergola në Champions League

17 Shtator, 15:22| Përditesimi: 17 Shtator, 15:24

  • Share

Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani ka shënuar tre gola në Champions League e Azisë me Gwangju. Në Korenë e Jugut, Gwangju fitoi 7-3 kundër japonezëve të Yokohama Marinos në raundin e parë.

Shkupjanit iu deshën vetëm dy minuta lojë për të zhbllokuar ndeshjen me një supergola, ndërsa goli i dytë personal që çoi rezultatin në 3-1 ishte në minutën e 55-të.

Asani nuk u mjaftua me kaq dhe për të marrë topin në shtëpi duhej minuta e dytë shtesë, për të vulosur rezultatin në 7-3. Tanimë sulmuesi duket se ka lënë pas problemet me klubin dhe në tetë ndeshjet e këtij sezoni ia ka dalë të shënojë pesë herë.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?