Sport

VIDEO/ Jasir Asani kualifikon ekipin e tij në shtesë, shënon dopietë në Champions League para Kombëtares! Njëri supergol

12 Mars, 13:02| Përditesimi: 12 Mars, 14:34

  • Share

KORE E JUGUT - Jasir Asani e ka dërguar në nëntë numrin e golave këtë sezon në Champions Leaguen e Azisë. Gwangju e tij fitoi 2-0 kohën e rregullt në ndeshjen e kthimit të 1/8 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-2 dueli shkoi në shtesë.

Anësori i Kombëtares e nisi ndeshjen titullar kundër skuadrës japoneze. Ishte Park Jeong-In në minutën e 18-të që shënoi golin e parë, ndërsa Asani dërgoi në festë gjithë stadiumin me penalltinë e kthyer në gol vetëm pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Goli i tij "vulosi" barazimin dhe dërgimin e ndeshjes në shtesë. Sërish Asani dy minuta nga fundi i shtesës prej 30 minutash nxori nga repertori një goditje për "kornizë", me sferën që u stampua në rrjetë.

Gwuangju kalon në çerekfinale, ndërsa 29-vjeçari tregon formën e mirë para grumbullimit në Kombëtare. Shqipëria luan kundër Anglisë më 21 mars në Londër dhe tre ditë më vonë në Tiranë vjen Andorra, sfida që vlejnë për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Pas ndeshjes ai tha "se nuk ka vendosur gjumë në sy". 

Ora 14:32
Supergoli i tij i kualifikoi më tej në Champions League, Jasir Asani: Kam dy ditë që nuk fle


Gwangju në Korenë e Jugut fitoi 3-0 në shtesë kundër japonezëve të Vissel Kobe dhe kalon në çerekfinalet e Champions League të Azisë. Vendimtar me dopietë dhe një supergol në fund të ndeshjes ishte Jasir Asani, sulmuesi anësor i Kombëtares.

Pas ndeshjes ai tha se ka dy ditë që nuk vë gjumë në sy, duke e pritur këtë takim, aty ku nuk zhgënjeu.

“Ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur sepse morëm revanshin në shtëpi, 3-0. Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh sepse mendoja për këtë ndeshje. Ishte e vështirë dhe për mua edhe skuadrën është vetë jeta. Dhamë 100 përqind dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur dhe shkojmë në raundin tjetër tani", tha sulmuesi i Kombëtares dhe i Gwangju.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?