Goli i dytë i Jasir Asanit

Sport

VIDEO/ Jasiri 'sms' Sylvinhos, Asani shënon dopietë në Korenë e Jugut! Gwangju merr tri pikët

1 Mars, 17:55| Përditesimi: 1 Mars, 17:56

  • Share

Jasir Asani ka shënuar dy gola në fitoren me përmbysje 2-1 që Gwangju siguroi në shtëpi kundër Anyang, për raundin e tretë në futbollit elitar të Koresë së Jugut.

Sulmuesi i Kombëtares e ka nisur mirë sezonin dhe marsi duket se është muaji i tij, pasi e presin edhe ndeshjet me kuqezinjtë për kualifikueset e Botërorit 2026. Dueli u zhbllokua nga miqtë me Bruno Mota në minutën e 16-të dhe skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me këtë rezultat.

Në fraksionin e dytë Jasir Asani barazoi gjithçka në të 57 minutë pas pasimit të Hoo-Sung, para se një minutë nga fundi i sfidës të dhuronte një mrekulli me të majtën, për ta ndalur topin në rrjetë dhe për t'i dhënë të tijve tri pikët.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?