Autogoli i Jorginhos

Sport

VIDEO/ Jorginho 'lë nam' nga 30 metra, autogol i çuditshëm te Arsenali

14 Korrik 2023, 16:39| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 16:40

  • Share

Mesfushori italian, Jorginho shënoi një autogol të çuditshëm gjatë miqësores parasezonale të Arsenalit kundër skuadrës gjermane të Bundesligës 2, FC Nurnberg.

Të enjten në mbrëmje, Arsenali barazoi 1-1 kundër FC Nurnberg në 'Max Morlock Stadion', teksa anglezët kaluan në epërsi me një gol të shkëlqyer të Bukayo Saka pas shtatë minutash. Në pjesën e dytë, Jorginho prodhoi një moment të çuditshëm teksa shënoi një autogol nga rreth 30 metra pas një pasimi nga portieri Karl Jacob Hein.

Autogoli i çuditshëm u bë viral në kanalet e komunikimit, me italianin që ishte i pavëmendshëm nga presioni i kundërshtarit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?