Festa e Sassuolos

VIDEO/ Juventus dhe Milan 'lënë nam' në shtëpi, Napoli fiton me Romën dhe shkëputet në krye

29 Janar 2023, 22:55| Përditesimi: 29 Janar 2023, 22:57

  • Share

Serie A është në javën e 20-të, teksa këtë të diel u luajtën katër duele. Gjithçka nisi në orën 12:30, me Milanin që humbi 2-5 me Sassuolon në "San Siro". Surprizat vijuan edhe në 15:00, teksa Juventus humbi në shtëpi 0-2 me Monzën. Në 18:00 Lazio dhe Fiorentina barazuan 1-1, teksa në 20:45 Napoli fitoi 2-1 me Romën dhe shkëputet në krye.

Në "Allianz Stadium" në Torino, vendasit e Juventus humbën 0-2 me Monzën. Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 10-të nga Caprari për miqtë, me arbitrin që e anulloi pas konsultës me VAR, për pozicion jashtë loje. Megjithatë, Monza do shënonte edhe dy herë të tjera me Ciurria dhe Dany Mota në minutat 18 dhe 39. Pjesa e dytë kishte tjetër fytyrë për "Zonjën", që dominoi me lojë dhe raste por Di Gregorio u tregua hero në portën e Monzës. Kështu, Monza e mposht për herë të dytë Juven këtë sezon. Monza me 25 pikë mban vendin e 11 në Serie A, teksa Juventus me 23 pikë ndodhet në vendin e 13-të. Kujtojmë se bardhezinjtë u sanksionuan nga drejtësia sportive me heqjen e 15 pikëve për manovrat me plusvalencat. "Zonja" ka tre ndeshje pa fitore.

Në stadiumin "Olimpico" në Romë, Lazio dhe Fiorentina barazuan 1-1 për javën e 20-të të Serie A. Për vendasit nga fillimi luajti Elseid Hysaj, teksa u zëvendësua pas 70 minutave. "Shqiponjat" kaluan në avantazh pas tetë minutave lojë me Casale, ndërsa barazimi u vendos nga Gonzalez në minutën e 49. Me 38 pikë Lazio shkon në vendin e tretë, ndërsa Fiore me 24 pikë në vendin e 12-të.

Napoli fitoi 2-1 me Romën për javën e 20-të të Serie A. Të kaltrit e Spallettit "arratisen" në krye të tabelës dhe lënë pas me 13 pikë Interin. Ndeshja nisi mirë për vendasit që shënuan me Osimhen, teksa sulmuesi ka shënuar 15 gola në 20 ndeshje. Për Romën barazoi El Shaarawy në minutën e 75. Ishte Giovani Simeone që në minutën e 86 i dha tri pikë Napolit. Roma me 37 pikë qëndron në vendin e gjashtë.

Serie A - E diel:

Milan 2-5 Sassuolo

Juventus 0-2 Monza

Lazio 1-1 Fiorentina

Napoli 2-1 Roma

Renditja:

Ora 22:51
VIDEO/ Dikush të ndalë Napolin! Roma s'përballon dot skuadrën e Spallettit, të kaltrit 'arratisen' në krye të Serie A

Napoli fitoi 2-1 me Romën për javën e 20-të të Serie A. Të kaltrit e Spallettit "arratisen" në krye të tabelës dhe lënë pas me 13 pikë Interin. Ndeshja nisi mirë për vendasit që shënuan me Osimhen, teksa sulmuesi ka shënuar 15 gola në 20 ndeshje. Për Romën barazoi El Shaarawy në minutën e 75. Ishte Giovani Simeone që në minutën e 86 i dha tri pikë Napolit. Roma me 37 pikë qëndron në vendin e gjashtë.

Ora 20:57
VIDEO/ Elsi Hysaj luan 70 minuta, Lazio dhe Fiorentina paqe mes dy golave

Në stadiumin "Olimpico" në Romë, Lazio dhe Fiorentina barazuan 1-1 për javën e 20-të të Serie A. Për vendasit nga fillimi luajti Elseid Hysaj, teksa u zëvendësua pas 70 minutave. "Shqiponjat" kaluan në avantazh pas tetë minutave lojë me Casale, ndërsa barazimi u vendos nga Gonzalez në minutën e 49. Me 38 pikë Lazio shkon në vendin e tretë, ndërsa Fiore me 24 pikë në vendin e 12-të.

Ora 17:03
VIDEO/ Juventus nuk njeh turp, Monza e mund në Torino dhe e parakalon në renditje

Në "Allianz Stadium" në Torino, vendasit e Juventus humbën 0-2 me Monzën. Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 10-të nga Caprari për miqtë, me arbitrin që e anulloi pas konsultës me VAR, për pozicion jashtë loje. Megjithatë, Monza do shënonte edhe dy herë të tjera me Ciurria dhe Dany Mota në minutat 18 dhe 39. Pjesa e dytë kishte tjetër fytyrë për "Zonjën", që dominoi me lojë dhe raste por Di Gregorio u tregua hero në portën e Monzës. Kështu, Monza e mposht për herë të dytë Juven këtë sezon. Monza me 25 pikë mban vendin e 11 në Serie A, teksa Juventus me 23 pikë ndodhet në vendin e 13-të. Kujtojmë se bardhezinjtë u sanksionuan nga drejtësia sportive me heqjen e 15 pikëve për manovrat me plusvalencat. "Zonja" ka tre ndeshje pa fitore.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?