Në Torino, Juventusi u imponua dhe fitoi 2-0 kundër Parmës, një kundërshtari që historikisht i ka hapur telashe. 'Zonja e Vjetër' tregoi qartësi në mendime dhe veprime, duke shënuar dy herë në pjesën e dytë. Duhej minuta e 59-të kur Yildiz me lëvizjet e tij 'dehu' mbrojtjen mike dhe pasoi bukur për Jonathan David, me këtë të fundit që e preku topin lehtë me takë për t'i ndërruar udhën dhe për ta ndalur në rrjetë. Debutim me gol për David para tifozëve të rinj dhe festë legjitime në stadium.
Në të 80-n minutë David i la vendin Vlahovic, me serbin që pas katër minutash në fushë shfrytëzoi sërish një pasim të Yildiz dhe nuk e pati të vështirë të shtynte topin në rrjetë. Për shtatë minuta Juvja e Igor Tudor luajti me një lojtar më pak pasi Cambiaso doli me karton të kuq. Kështu, me tri pikë në nisjen e sezonit bardhezinjtë e nisin mbarë kampionatin.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi shkëlqen me Yildiz në fushë, Como turpëron Lazion! Atalanta ndalet në shtëpi, një pikë edhe Fiore
S.Dh/ReportTv.al