Festa e Juventusit

Sport

VIDEO/ Juventusi kalon 2-0 Monzën dhe rigjen zonën Champions League

27 Prill, 20:08| Përditesimi: 27 Prill, 20:47

  • Share


Në "Allianz Stadium" Juventusi kaloi pa problem 2-0 skuadrën e Monzës, që është një hap larg rrëzimit nga Serie A. Goli i parë për bardhezinjtë u shënua nga Nico Gonzales në minutën e 11-të. Argjentinasi mori një top nga mesi i fushës, dribloi disa rivalë dhe me të majtën nga jashtë zone ia ndali sferën në rrjetë Turatit. Më pas "Zonja" shënoi edhe Kolo Muanin brenda pjesës së parë, ndërsa Yildiz la vendasit me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq për shkak të një faulli antisportiv. Me 62 pikë Juvja merr sërish vendin e katërt, por Bologna që ndjek ka një ndeshje më pak (kundër Udineses) dhe me një fitore i kalon në renditje.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Napoli përfiton nga 'gafa' e Interit dhe merr kreun e Serie A, tri pikë për Milanin e Juventusin! Ngec Atalanta


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?