"Zonja e Vjetër" duket se është në rrugë të mbarë dhe po i bën presion Interit për kreun e Serie A. Në "Artemio Franchi" të Firences, Juventusi fitoi 0-1 në udhëtim me Fiorentinën, për javën e 11 në Serie A. Ndeshja u zhbllokua shpejt nga bardhezinjtë, që kaluan në epërsi qysh në të 10 minutë me Fabio Mirettin. Një pasim i Kostic nga e majta e sulmit bëri që djaloshi i ri të mbposhtet Terracianon me një gjuajtje pa shumë pretendime. Në vijimin e lojës, Fiore nuk pati shënjestrën e duhur, teksa në një rast ishte Szczesney që ndali golin e sigurt. Me këtë sukses Juventusi shkon në kuotën e 26 pikëve për vendin e dytë, dy pikë më pak se Intëri kryesues. Me 17 pikë Fiore mban pozitën e tetë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi mund 0-1 Fioren dhe ndjek Interin në krye të Serie A, Roma përmbys Leccen! Monza mund Veronën dhe sheh nga Evropa
S.Dh/ReportTv.al