VIDEO/ Juventusi 'luan tenis' në Kupën e Italisë, mposht 6-1 Salernitanën! Çiftet e çerekfinaleve

5 Janar, 09:28| Përditesimi: 5 Janar, 10:15

  • Share

Juventusi fitoi 6-1 me Salernitanën në 1/8 e Kupës së Italisë. Sfida në Torino nuk nisi mirë për bardhezinjtë e Allegrit, që pas një gabimi të Gattit u ndëshkuan nga Ikuemesi pas vetëm 59 sekondave lojë. "Zonja" nuk pësonte një gol më të shpejtë që nga 2016, kjo në ndeshjen e kampionatit kundër Genoas.

Me golin e pësuar, Juve 'ndezi motorët' dhe u zgjua shpejt, aty ku gjeti barazimin me Mirettin në të 12 minutë. Po në pjesën e parë, Cambiaso përmbysi gjithçka në 2-1.

Edhe pjesa e dytë ishte nën 'diktatin' e vendasve, që gjetën golin e tretë me Ruganin në të 54 minutë. Më pas Bronn shënoi autogol në portën e tij, për të thelluar rezultatin.

Kur u duk se gjithçka kishte marrë fund, të rinjtë e Juves dhuruan spektakël në fund. Yildiz në të 88 minutë, pasi kaloi këdo i doli para shënoi golin e pestë dhe festoi si Del Piero. Me pas Weah me një supergol nga jashtë zone mbylli llogaritë për 6-1. Tanimë Juve do luajë në çerekfinale me Frosinonen.

Çiftet e tjera të Kupës së Italisë janë: Lazio - Roma, Atalanta - Milan dhe Bologna - Fiorentina. Sfidat zhvillohen javën e ardhshme.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?