Sherif Kallaku ka shënuar golin e dytë në Superligën rumune të futbollit. Ish-fantazisti i Kombëtares ka lëshuar një të djathtë të fortë nga brenda zonës dhe ka vendosur ekuilibrat në 1-1 për Sepsi Staintul Gheorghe.
Pas golit të shqiptarit, ekipi vendas përmbysi CFR Clujin në 2-1 në fundin e sfidës. Ky ishte goli i dytë për Kallakun që në verën e këtij viti la Teutën dhe u bashkua me Sepsin duke bërë paraqitje të mira në 6 ndeshjet që ka marrë minuta.
Me golin e sotëm që i hapi rrugën e suksesit të tijve, Kallaku shpreson për më shumë minutazh në fushë. Në këtë duel ai u aktivizua me nisjen e pjesës së dytë. Kujtojmë se Kallaku ka luajtur shtatë ndeshje me Kombëtaren.