Sebastian Haller

Sport

VIDEO/ Kaloi dy operacione dhe mposhti kancerin, Haller luan ndeshjen e parë me Dortmund

10 Janar 2023, 18:38| Përditesimi: 10 Janar 2023, 18:41

  • Share

Sebastian Haller është rikthyer në fushën e lojës. Sulmuesi i Dortmund ka zbritur për herë të parë në fushë me ekipin e ri, me verdhezinjtë që e morën lojtarin nga Ajaksi verën e shkuar. Haller disa ditë pas firmës me Dortmund u diagnostikua me kancer në testikuj, teksa sulmuesi këto muaj iu nënshtrua dy operacioneve.

Historia frymëzuese e Haller ka kulmuar sot, me sulmuesin që ka debutuar për Dortmund në një ndeshje miqësore. Trajneri Terzic vendosi ta hedhë në fushë për 16 minuta në fundin e miqësores me Dusseldorf. Verdhezinjtë fituan 5-1 ndërsa Haller zëvendësoi Moukoko.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?