Në "Signal Iduna Park" të Dortmundit, vendasit e Borussia fituan 5-1 me Freiburgun. Miqtë mbetën me një lojtar më pak pas largimit të Sildillia me karton të kuq. Schlotterbeck në minutën e 26-të kaloi në epërsi Dortmundin, teksa Holer barazoi në minutën e 45. Adeyemi, Haller, Brandt dhe Reyna shënuan katër herë të tjera për Dortmund, që në fund fitoi 5-1. Golin e parë në Bundesligë e shënoi edhe Sebastian Haller, sulmuesi i Dortmund që kaloi dy operacione për të hequr tumorin në testikuj. Për sulmuesin ky ishte goli i parë zyrtar me verdhezinjtë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Bochum dhe Dortmund shënojnë nga 5 gola, Union Berlin i merr vendin e parë Bayern-it
S.Dh/ReportTv.al