Mario Mitaj është ndër lojtarët me rritjen më të madhe në lojë te kombëtarja shqiptare. 20-vjeçari që luan me Lokomotivën e Moskës është i shumëkërkuar në merkato, me rusët që kërkojnë 7 milionë euro për shërbimet e tij.
Cilësitë e mbrojtësit të majtë janë të spikatura tanimë, me Mitaj që bën mirë edhe në stërvitje. Në trajnimin e fundit, mëngjarashi kaloi këdo i doli para dhe në fund shënoi një gol që u duartrokit nga bashkëlojtarët e tij.
I dalë nga moshat e AEK-ut të Athinës, Mitaj në verën e 2022 la Greqinë dhe për 3 milionë euro u bë lojtari i Lokomotivës së Moskës. Dhjetë sfida ka luajtur djaloshi me Kombëtaren, duke qenë një gjetje e Sylvinhos.
Merkaton e janarit, rusët refuzuan 4 milionë euro nga Dinamo e Zagrenit, që kërkonte me ngul Mitajn.