Stadiumi i Portos

VIDEO/ Kaos me tifozët në Porto - Inter, ultrasit zikaltër nuk lejohet të futen në stadium

14 Mars 2023, 19:52| Përditesimi: 14 Mars 2023, 19:55

  • Share

Sot në 21:00 Porto luan me Interin në "Do Dragao", për sfidën e kthimit të fazës çerekfinale në Champions League. Përpara ndeshjes ka pasur shumë tifozë të Interit që nuk janë lejuar të futen në stadiumin e Portos. Pas shumë negociatave mes palës portugeze dhe asaj italiane, është gjetur një zgjidhje.

"SportMediaset" bën me dije se është dhënë drita jeshile që 1000 tifozët e Interit të mbetur jashtë të vendosen në sektorin mik. Veç tyre, 150 tifozët e tjerë që janë të përzierë mes sektorëve të tifozëve të Portos, nuk do u lihet asnjë shall apo fanellë që tregon se janë tifozë të zikaltërve, kjo për të shmangur grindjet mes ultrasve.

"Duke marrë parasysh numrin e tifozëve vizitorë të pritur për ndeshjen Porto FC-Inter FC më 14 mars 2023, Porto FC, duke ripërsëritur informacionin e dhënë në procesin e shitjes, informon se: biletat për të gjithë sektorët e Estadio do Dragao janë për përdorim ekskluziv të tifozëve të Porto FC, me përjashtim të ulëseve të destinuara për tifozët jashtë vendit dhe të dërguara në klubin pritës për shitje; në këtë kuptim, për arsye sigurie, qasja në stadium nuk do t'u lejohet tifozëve të Interit", sqaron Porto.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?