Momenti kur vjedhin banesën

Kronikë

VIDEO/ Kapen 2 'hijet' nga Shkodra, vidhnin dyqane dhe shtëpi! I zbuluan kamerat e sigurisë

11 Shkurt, 08:25| Përditesimi: 11 Shkurt, 08:28

  • Share

Lezhë-  Dy 50 vjeçarë banues në Shkodër janë arrestuar si autorë të 6 vjedhjeve në banesa dhe dyqane.

Në pranga kanë rënë Sokol Pali, 52 vjeç dhe Marjan Kelaj, 51 vjeç

Vjedhja e fundit ishte ditën e djeshme kur dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje, shuma parash, pajisje pune dhe produkte të ndryshme, në 2 dyqane në fshatin Blinisht dhe në 1 servis në fshatin Dajç, informoi sot policia e Lezhës.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, janë zbardhur 6 raste të vjedhjes në banesa, të kryera më parë nga këta shtetas.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre policia kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sende të dyshuara të përdorura për kryerjen e vjedhjeve dhe sende të dyshuara të vjedhura.  

Ata akuzohen për për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur.

Operacioni u kodua  ‘Shades’

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?