Kronikë

Video/Kapen me drogë rivalët e
Aldo Bares, njëri thyen këmbën 

10 Qershor 2015, 17:26| Përditesimi:

  • Share
DURRËS- ​Rivalët e bandës së Lushnjës janë goditur ditën e sotme nga anti-droga në qytetin bregdetar të Durrësit, duke i kapur me rreth 1.5 kg heroinë. Në operacionin e koduar “Smart” u vunë në pranga 4 persona mes të cilëve Saimir Taullai, vëllai i Baki Taullait, i njohur si biznesmen karburantesh i cili u ekzekutua nga banda e Lushnjës në korrik të vitit 2005.

Madje 44-vjeçari Taullai ka qenë një nga dëshmitarët kyç në dënimin e anëtarëve të Bandës së Lushnjës.
 
Po ashtu në pranga nga policia u vunë edhe Afrim Demiri 54 vjeç, Kastriot Zaimi 34 vjeç dhe Laert Haxhiu 23 vjeç. Ky i fundit kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu për vrasjen e anëtarit të bandës së Lushnjës, Gerti Lalës i njohur me nofkën “Iriqi”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?