VIDEO/ Kapet hajduti i biçikletave në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje

31 Maj, 09:53| Përditesimi: 31 Maj, 09:58

  • Share

DURRËS- Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi gjatë muajit maj ka vjedhur të paktën 3 biçikleta. Në këtë video shihet momenti kur 35-vjeçafri vjedh një biçikletë edhe në ambientet e brendshme të pallatit.

35-vjeçari S.T., rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje. Policia ka sekuestruar veshjet që autori i përdorte kur kryente vjedhje.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, Komisariati i Policisë Durrës ka zbardhur 3 raste të vjedhjes së biçikletave, të kryera gjatë muajit maj, në qytetin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua autori i dyshuar, shtetasi S. T., 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, njofton policia.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi S. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?