La Liga në Spanjë është në javën e 18-të. Këtë darkë Barcelona fitoi 3-2 kundër Almerias në "Olimpico Lluis Companys", megjithëse katalnasit nuk e patën të lehtë në fushë, paçka tri pikëve që në fund u shtuan në renditje.
Dueli u zhbllokua për të besuarit e Xavit pas 33 minutash lojë nga Raphinha, teksa Leo Baptistao barazoi gjithçka në fundin e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë ishte Sergi Roberto që i dha avantazhin Barçës, para se Gonzales në të 71 minutë të vendoste ekuilibrat në 2-2.
Kapiteni Roberto do merrte në kurriz përgjegjësitë dhe të në 83 minutë shënoi golin e tretë dhe dopietën personale te vendasit. Me këtë fitore, Barça ka 38 pikë për vendin e tretë, gjashtë më pak se Girona kryesuese që ka edhe një ndeshje për të luajtur.