Momenti i përplasjes

VIDEO/ Karriget dhe stolat 'fluturojnë' kokës, dhunë mes tifozëve të Holandës dhe Anglisë para ndeshjes së Euro 2024

10 Korrik, 19:05| Përditesimi: 10 Korrik, 19:36

  • Share

DORTMUND - Holanda dhe Anglia do luajnë sot duke nisur nga ora 21:00 për gjysmëfinalen e dytë të Euro 2024. Mijëra tifozë kanë nisur festën nëpër rrugët e Dortmundit, ndërsa nuk kanë munguar as sherret dhe dhuna.

Në videot e publikuara nga mediet, duket një sherr në një nga baret e qytetit. Tifozët holandezë, të shumtë në numër kanë sulmuar disa prej tifozëve të Anglisë.

Në pamje duket qartë se stolat dhe karriget kanë "fluturuar" në drejtim të njëri-tjetrit. Për fat nuk raportohet për të lënduar, ndërsa tifozët tanimë janë duke u futur në "Iduna Park".

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?