Karim Benzema

Sport

VIDEO/ Karton i kuq dhe 2 gola në fund, Benzema shpëton Real Madridin

31 Dhjetor 2022, 10:55| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 10:56

  • Share

Real Madrid fitoi 0-2 në transfertë me Valladolid për javën e 15-të në La Liga. Sfida për djemtë e Ancelottit doli më e fortë nga ç'pritej, me golat që u shënuan në 10 minutat e fundit të duelit. Ka qenë "Topi i Artë" ai që ka nxjerrë nga telashet Carlo Ancelottin.

Pjesa e parë u zhvillua e fortë, me Benzema që shpërdoroi një rast të mirë me portën e boshatisur. Në pjesën e dytë, dy trajnerët bënë zëvendësimet përkatëse, teksa vendimtare ishte minuta e 82. Leon shkaktoi 11 metërsh në dëm të Valladolid, me lojtarin vendas që u ndëshkua me karton të kuq. Benzema nga pika e bardhë nuk gaboi, teksa sërish kapiteni i Galaktikëve shënoi në të 89 minutë për rezultatin 0-2.

Real Madrid me 38 pikë mban kreun e La Liga, ndërsa Valladolid me 17 pikë qëndron në vendin e 15-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?