VIDEO/ Vllaznia fiton 'derbin e veriut' dhe ndjek Tiranën, Teuta shumë e fortë për Bylisin! Paqe mes Kastriotit dhe Erzenit

7 Shkurt 2023, 18:08| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 20:46

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi sot tre ndeshjet e mbetura për javën e 20-të. Në 13:00 gjithçka nisi në stadiumin e Kamzës, aty ku Kastrioti barazoi 2-2 me Erzenin. Në 16:00 u luajtën dy ndeshjet e mbetura, Teuta fitoi 1-0 me Bylisin, teksa Vllaznia mundi 2-0 Kukësin.

Në stadiumin e Kamëz, Kastrioti dhe Erzeni barazuan 2-2. Ndeshja e zhvilluar në fushë neutrale prodhoi katër gola, me skuadrën nga Shijaku që nuk mbajti dot avantazhin e dy golave. Dueli u hap qysh në minutën e pestë me Asanin, që me një depërtim në zonë shtangu Salin. Minuta e 34 do sillte golin e dytë për Erzenin, me Kapllanin që devijoi një top për golin e dytë. Pjesa e dytë pa në fushë krutanët më kërkues. Stojanovic në minutën e 59 hapi ndeshjen, teksa Greca në të 64 vulosi barazimin 2-2. Erzeni me 30 pikë mban vendin e tretë, shtatë më pak se kryesuesit e Tiranës. Me 20 pikë Kastrioti vijon të jetë në vendin e fundit të klasifikimit.

Në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, Teuta fitoi 1-0 me Bylisin për javën e 20-të të Superligës. Ndeshja u vendos nga goli i Jurgen Goxhës në minutën e 78 të ndeshjes. Një aksion nga e djathta e sulmit dhe krosimi në zonë bëri që mbrojtësi të godiste me kokë për ta ndalur sferën në rrjetë. Ky është goli i parë për Goxhaj, me mbrojtësin që u bashkua me Teutën pak ditë më parë. Mbrojtësi i shënon ish-skuadrës, teksa tri pikët janë me shumë vlerë për durrsakët. Teuta me 24 pikë merr vendin e 7 në Superligë, duke lënë pas Bylisin me 23 pikë në vendin e 8. Pas shumë javësh në zonën e ftohtë, Teuta e Edi Martinit sheh "dritë në fundin e tunelit".

Vllaznia fitoi 2-0 me Kukësin në "Loro Boriçi". I quajtur si "Derbi i Veriut", vendasit e Mirel Josës shënuan dy herë në pjesën e parë. Në minutën e 20-të, Herald Marku shënoi një gol fantastik, me Halimin që nuk e kuptoi trajektoren e topit. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në minutën e 45, Fjoart Jonuzi dhuroi "art" nga 25 metra, me topin që kaloi poshtë këmbëve të portierit. Me këtë fitore Vllaznia (pas dy humbjeve) merr vendin e dytë me 31 pikë, gjashtë më pak se Tirana kryesuese. Kukësi me 22 pikë është në vendin e parafundit.

Superliga, java 20-të:

E hënë

13:00 Egnatia 1-2 Tirana

19:00 Partizani 1-2 Laçi

E martë

13:00 Kastrioti 2–2 Erzeni

16:00

Teuta 1–0 Bylis

Vllaznia 2–0 Kukësi

Renditja:

Ora 19:11
Tri pikët e Teutës, Edi Martini: Fitore e vuajtur, probleme me lodhjen

Teuta fitoi 1-0 me Bylisin në "Niko Dovana". Për javën e 20-të në Superligë, goli i Goxhaj nderoi durrsakët. Teuta del nga zona e ftohtë, teksa trajneri Edi Martini ka thënë pas ndeshjes se fitorja ishte e vuajtur.

"Një fitore e vuajtur, e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë për pozicionin në renditje dhe vlerat e kundërshtarit. E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë, por për fat të mirë arritëm të merrnim maksimumin. Kemi probleme me lodhjen, pasi kemi përdorur thuajse të njëjtin formacion si në kampionat edhe në Kupë. Përgëzoj djemtë, që pavarësisht lodhjes dhanë maksimumin dhe e merituan fitoren. Ne luajmë me skemën 3-5-2 thuajse çdo ndeshje. Kemi pasur mungesa dhe prandaj jam detyruar që të bëj disa zgjedhje në formacion. Teuta luan njësoj me të gjithë, por ngarkesa e madhe fizike bën punën e vet”, tha Edi Martini për Oversport.

Ora 18:51
'Prodhuam lojë të mirë', Rraman Hallaçi: Halimi? Kanë gabuar edhe portierët e mëdhenj

Kukësi humbi 2-0 me Vllazninë në "Loro Boriçi". Ndeshja e javës së 20-të në Superligë u vendos nga golat e H. Markut dhe Jonuzit, me verilindorët që janë në situatë të vështirë në renditje. Pas ndeshjes foli pëe mediat trajneri i Kukësi, Rraman Hallaçi, me teknikun që theksoi lojën e mirë të të tijve, paçka gabimit të portierit.

“Luajtëm mirë, por pësuam golat dhe na u vështirësua situata. Skuadra prodhoi lojë, ndoshta në pjesën e dytë prisja finalizime më të mira, por nuk arritëm. Skuadra luajti mirë, por pësimi i golave na penalizoi disi.

Gabimet e portierit? Gabimet janë gjëra që ndodhin. Më vjen keq për Halimin, sepse kishte disa ndeshje që ka luajtur mirë dhe ka ndihmuar skuadrën. Gjëra të tilla u kanë ndodhur edhe portierëve të mëdhenj, u munduam që t'i ngrinim moralin në pushim. Tafas është rikthyer, por ne po mendojmë me kujdes, se kush do të luajë në portë. Tafas ka bërë mirë te Kukësi, por edhe Halimi. Shpresoj që javës tjetër të marrim një fitore, sepse e dimë se ku ndodhemi në renditje”, ka thënë Hallaçi për mediat.

Ora 18:42
'Laçi dhe Erzeni për titull', Mirel Josa pas fitores: Kampionatin s'e vendos ndeshja me Tiranën

Vllaznia fitoi 2-0 me Kukësin për javën e 20-të në Superligë. Në "Loro Boriçi" djemtë e Mirel Josës u treguan më të saktë para porte. Pas ndeshjes trajneri Josa foli për shumëçka, teksa sheh edhe Laçin dhe Erzenin në garë për titullin. Shkodranët janë në vendin e dytë, gjashtë pikë pas Tiranës kryesuese.

Ndeshja? E rëndësishme për ne ishin tre pikët. Skuadra për mendimin tim ishte vendosur mirë, dinte çfarë kërkonte në fushë dhe kjo solli avantazhin tonë. Pavarësisht se edhe Kukësi, para se të pësonte golin, zhvilloi aksione të mira me dalje në krahë dhe u munduan t’i shërbejnë njëri-tjetrit. Por të them të drejtën jam i kënaqur për mënyrën se si skuadra shënoi dhe diti të administronte lojën. Pastaj goli i dytë e bëri shumë më të lehtë administrimin e lojë. Më pëlqeu rigoroziteti në pjesën e dytë, skuadra nuk u shthur, edhe kur dilnim në sulme të shpejta. Thjesht në momentet kur fitonim topin, duhej të ishim më efikas.

Dëmtimet? Vllaznia është ekip ku punojnë të gjithë lojtarët. Nga momentin që kanë dëmtime, do i presim në momentin e duhur. Edhe Latifit deshëm t’i jepnim disa minuta, presim qendërmbrojtësit dhe Boshnjakun i cili ishte në grumbullim por nuk ishte i gatshëm për ndeshje se përsëri nuk ka qenë 100%. Do të shohim, por unë jam i kënaqur me ata që kam tani për tani. Nuk do të thotë që vijnë të tjerët dhe do të kemi një futboll ndryshe. Unë do të kërkoj futboll që më bëjnë lojtarët që kam në fushë.

Dueli me Tiranën? Për mua kishte rëndësi ndeshja sot, duhet të siguronim në çdo mënyrë tre pikët, si për moralin, ashtu edhe për pikët. Unë nuk fus vetëm Tiranën dhe ne në luftën për titull, por fus edhe Erzenin e Laçin që ka treguar që është një skuadër e cila pretendon të shkojë më lart. Kështu që për mendimin tim do të shohim që të qetësojmë skuadrën që të përgatitim si duhet ndeshjen me Tiranën. Është e rëndësishme ndeshja me Tiranën por nuk është se do zgjidhet gjithçka në atë ndeshje,. Në futboll nuk ka o sot o kurrë”, tha Josa pas përfundimit të ndeshjes.

Ora 18:02
VIDEO/ Vllaznia mund Kukësin dhe parakalon Partizanin, gola spektakolarë në 'Loro Boriçi'

Vllaznia fitoi 2-0 me Kukësin në "Loro Boriçi". I quajtur si "Derbi i Veriut", vendasit e Mirel Josës shënuan dy herë në pjesën e parë. Në minutën e 20-të, Herald Marku shënoi një gol fantastik, me Halimin që nuk e kuptoi trajektoren e topit. Në fundin e pjesës së parë, konkretisht në minutën e 45, Fjoart Jonuzi dhuroi "art" nga 25 metra, me topin që kaloi poshtë këmbëve të portierit. Me këtë fitore Vllaznia (pas dy humbjeve) merr vendin e dytë me 31 pikë, gjashtë më pak se Tirana kryesuese. Kukësi me 22 pikë është në vendin e parafundit.

Ora 17:55
VIDEO/ Një gol për tri pikë, Teuta del nga 'zona e ftohtë'

Në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, Teuta fitoi 1-0 me Bylisin për javën e 20-të të Superligës. Ndeshja u vendos nga goli i Jurgen Goxhës në minutën e 78 të ndeshjes. Një aksion nga e djathta e sulmit dhe krosimi në zonë bëri që mbrojtësi të godiste me kokë për ta ndalur sferën në rrjetë. Ky është goli i parë për Goxhaj, me mbrojtësin që u bashkua me Teutën pak ditë më parë. Mbrojtësi i shënon ish-skuadrës, teksa tri pikët janë me shumë vlerë për durrsakët. Teuta me 24 pikë merr vendin e 7 në Superligë, duke lënë pas Bylisin me 23 pikë në vendin e 8. Pas shumë javësh në zonën e ftohtë, Teuta e Edi Martinit sheh "dritë në fundin e tunelit".

Ora 16:06
VIDEO/ Futbolli shqiptar solidarizohet me tragjedinë në Turqi dhe Siri: Lutemi për ju

Ndeshja e javës së 20-të të Superligës shqiptare të futbollit mes Vllaznisë dhe Kukësit ka nisur me një mesazh solidariteti. Në "Loro Boriçi" të dyja skuadrat kanë mbajtur një banderolë në shenjë mbështetje për personat e prekur nga tërmetet që goditën dje Turqinë dhe Sirinë. "Ne jemi solidarë me Turqinë dhe Sirinë. Ne lutemi për viktimat e tragjedisë së tërmetit", shkruhej në banderolë.

Ora 15:22
VIDEO/ Kastrioti merr pikë pas dy humbjeve, 4 gola në ndeshjen kundër Erzenit

Në stadiumin e Kamëz, Kastrioti dhe Erzeni barazuan 2-2. Ndeshja e zhvilluar në fushë neutrale prodhoi katër gola, me skuadrën nga Shijaku që nuk mbajti dot avantazhin e dy golave. Dueli u hap qysh në minutën e pestë me Asanin, që me një depërtim në zonë shtangu Salin. Minuta e 34 do sillte golin e dytë për Erzenin, me Kapllanin që devijoi një top për golin e dytë. Pjesa e dytë pa në fushë krutanët më kërkues. Stojanovic në minutën e 59 hapi ndeshjen, teksa Greca në të 64 vulosi barazimin 2-2. Erzeni me 30 pikë mban vendin e tretë, shtatë më pak se kryesuesit e Tiranës. Me 20 pikë Kastrioti vijon të jetë në vendin e fundit të klasifikimit.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?