DOHA - Organizatorët e Katarit ruajtën trofeun e Kupës së Azisë me një fitore 3-1 kundër Jordanisë në finale, duke qenë sërish triumfues në këtë turne. Ishte Akram Afif heroi i vendas me një tripletë nga penalltia.
Mes 90 mijë tifozëve në "Lusail Stadium", finalja e Kupës së Azisë na kujtoi atë të Botërorit "Katar 2022" vetëm 14 muaj më parë, me ndryshimin se ky trofe ishte më i rëndësishëm për vendasit, që e fitojnë kështu për herë të dytë radhazi dhe të tretën në histori.
Akram Afif ishte heroi i Katarit, me tre gola nga penalltia në minutat 22, 73 dhe 90+5. Përkohësisht në të 67 minutë barazoi Naimat për Jordaninë, që në këtë turne ishte një surprizë e bukur dhe duhet të kënaqet me vendin e dytë.