Moment nga ndeshja

Sport

VIDEO/ Katër gola nuk mjaftojnë, Crystal ul Liverpoolin me 'këmbë në tokë'! Palace fiton Superkupën e Anglisë

11 Gusht, 09:08| Përditesimi: 11 Gusht, 09:14

  • Share

LONDËR - Në 'Wembleyn' e mbushur me 82 mijë tifozë, Crystal Palace "rrëmbeu" trofeun e Superkupës së Anglisë. Fituesja e FA Cup edicionin e kaluar, surprizoi kampionët e kampionatit për ta nisur sezonin e ri me trofe.

Liverpooli e nisi fuqishëm ndeshjen dhe kaloi në epërsi që në minutën e 4-t me golin e Hugo Ekitike. Palace reagoi shpejt, duke fituar një penallti në minutën e 17-të pas faullit të Virgil Van Dijk. Jean-Philippe Mateta u tregua i saktë nga pika e bardhë për barazimin 1-1.

Vetëm katër minuta më pas, Jeremie Frimpong u fut në listën e shënuesve për 'Të Kuqtë' me një goditje të devijuar, duke e çuar rezultatin në 2-1. Në pjesën e dytë, Ekitike humbi një mundësi të artë për të vulosur ndeshjen, ndërsa në minutën e 77-të Ismaila Sarr shënoi golin e barazimit për Crystal Palace.

Pas 90 minutash, rezultati mbeti 2-2 dhe gjithçka u vendos nga penalltitë, ku Palace triumfoi 3-2, duke fituar kështu trofeun e parë të sezonit. Salah, Mac Allister dhe Elliott gabuan penalltitë te Liverpool.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?