Ka përfunduar konkursi i veçantë i qenushëve në Pogradec, organizuar nga Federata Kinologjike e Shqipërisë, ku morën pjesë më shume se 300 qen nga gjithë bota. Sot u shpallën fituesit e “Balkan Cup 2024”, ku u ndanë 24 çmime. Arturo Verzeroli president i kesaj federate shprehet i kënaqur me organizimin në qytetin e Pogradecit, gjithashtu shtoi se eventi i radhës do të zhvillohet në Tirane.
Trajneri Italian i qenve Daniele Scarantino siguroi në këtë event tre kupa: “Morëm çmime me rracat Belgium Shepald, Bulldog francez dhe qenin australian”.
Gjithashtu ukrainasja Kolomietc Katerina u nda e kënaqur në këtë komepticion: “Bestenshow është një qen i ri këtë vit ai ka qenë fitues botëror “junior” në Kroaci dhe tani në këtë vend kaq të bukur siç është Shqipëria mori çmim”.
Anëtari i jurisë nga Maqedonia e Veriut Mile Aleksoski tha se në ditën e dytë të eventit pjesëmarrja ishte e ulët, por cilësia ishte shumë e lartë per qenushët pjesëmarrës.
“Sot shfaqja ishte shume bukur, nuk kishte shume qen, por cilësia e tyre ishte shumë e lartë. Ju mund të shihni fituesit kryesor. Mua më inpresionoi Shepardi Belg, ishte shumë i bukur dhe më pas Mastino Napolitano dhe Franz Bulldog”.
Konkursi dhe parada dyditore bëri bashkë dhjetra trajnere nga vende të ndryshme të botes të cilët u perfaqësuan me qenushë të rracave të ndryshme. Shumë prej tyre u vlerësuan me çmime, ndërsa u vu re mungesa e qenve konkurues nga Shqipëria.