Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi ka shënuar golin e 11-të sezonal, teksa ka dhuruar edhe asist për Bani Yas në ligën e futbollit të Emirateve të Bashkuara. Ekipi i tij barazoi 3-3 kundër Al Bataeh për javën e 23-të, me Seferin që bëri protagonistin.
Ekipi i sulmuesit nga Kumanova pësoi dy gola në pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë gjithçka u rihap nga sulmuesi kuqezi. Në minutën e 57-të, Seferi kërceu mbi të gjithë dhe shfrytëzoi një krosim për të shënuar golin e parë me kokë.
Më pas, pas vetëm pesë minutave ai asistoi për Niakate dhe rezultati u barazua në 2-2. Duket se Seferi është në formë dhe pritet që të marrë një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024.
taulant seferi, goal, albania pic.twitter.com/OQiEISxnir
— News video (@Newsvideo13) May 14, 2024