Lionel Messi feston dopietën

Sport

VIDEO/ 'Kërcimi i fundit' në shtëpi mes lotësh, Lionel Messi shënon dy gola në fitoren e Argjentinës

5 Shtator, 09:03| Përditesimi: 5 Shtator, 09:04

  • Share

Në 'Monumental' të Buenos Aires, Argjentina mposhti 3-0 Venezuelën në 'kërcimin e fundit' të Lionel Messit para tifozëve të tij. 'Pleshti' nuk zhgënjeu dhe shënoi dy gola, por lotët nuk munguan. Në moshën 38-vjeçare, Messi e ka të sigurt që do jetë pjesë e Kupës së Botës, por ende nuk e ka vendosur nëse do vijojë të jetë pjesë aktive e futbollit në fushë, ndaj kjo mund të ketë qenë ndeshja e fundit para tifozëve në Argjentinë, diçka që ka emocionuar tetë herë fituesin e 'Topit të Artë'. Në fushë duhej minuta e 39-të që ndeshja të zhbllokohej. Julian Alvarez asistoi për Messin dhe ky i fundit e ndali topin në rrjetë. Në pjesën e dytë Lautaro Martinez shënoi golin e dytë, para se Messi dhjetë minuta nga fundi të gjente golin e tretë të ndeshjes dhe dopietën personale. Me 38 pikë pas 17 ndeshjeve në zonën e Amerikës Latine, Argjentina prin grupin duke lënë pas me dhjetë pikë Brazilin.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Messi dopietë mes lotësh, Argjentina fiton 3-0! Brazili turpëron me tre gola Kilin në kualifikueset e Kupës së Botës


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?