Rijeka fitoi këtë të shtunë 0-3 kundër Rudar në udhëtim për raundin e 28-të në elitën e futbollit kroat. Një nga golat e miqve, përkatësisht ai i tretë u shënua nga Lindon Selahi.
Mesfushori shqiptar nuk u mendua dy herë dhe lëshoi një të djathtë të fortë nga jashtë zone, e cila pasi kaloi të gjithë mbrojtësit u ndal në rrjetën e Ciban. Me këtë sukses Rijeka shkëputet në krye të renditjes dhe është 'me një dorë' te titulli kampion.
Një nga lojtarët më të rëndësishëm në mesfushën e kroatëve është edhe Selahi, mesfushori që ka luajtur 4 ndeshje me kombëtaren shqiptare, por që prej kohësh ka "humbur kontaktet" dhe kërkon një ftesë nga Sylvinho, gjë që e ka bërë të ditur edhe pak ditë më parë për mediet kroate.
Lindon Selahi scored for Rijeka, Croatia. Sylvinho look that pic.twitter.com/J6dDeXZ2xj
— News video (@Newsvideo13) March 30, 2024