Bota

Video/ Kërkon të shpëtojë nga burri që po e dhunonte, gruaja shtatzënë tenton të hidhet nga dritarja

17 Shtator 2021, 11:15| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 13:56

  • Share

Momentet tronditëse të një gruaje shtatzënë braziliane e cila teksa mundohej t’i shpëtonte dhunës së shkaktuar nga bashkëshorti tenton të hidhet nga dritarja e apartamentit, është bërë virale në të gjithë mediat sociale.

Në pamje shihet se një grua shtatzëne 10 javëshe përpiqet të hidhet nga dritarja e katit të dytë të banesës pasi do të shpëtojë nga burri i saj, i cili po e abuzonte, por që ai më pas e tërheq brenda, para se të ndërhynte policia.

Sipas Daily Mail, incidenti ndodhi në Duque de Caxia, Rio de Janeiro dhe u filmua nga fqinjët 35-vjeçarja Maria Jose shihet në video teksa vë këmbën në dritare, ndërsa burri e tërheqte në banesë. Më pas gruaja shfaqet sërish në dritare dhe përkulet, ndërsa burri i saj është mbi të dhe e kërcënon.

José deklaroi se burri i saj prej dy vitesh e kishte rrahur vazhdimisht gjatë gjithë kohës. Batista dyshohet se e kërcënoi atë dhe djalin e saj katërvjeçar nga një lidhje e mëparshme.

'Ai ishte xheloz dhe shumë posesiv. Ai nuk më linte të dilja në rrugë, vetëm për punë. Unë madje humba punën time, 'tha José.

Ndërkohë që autoritetet policore u shprehën së nëse nuk do të kishin ndërhyrë komshinjtë gruaja edhe mund të ishte vrarë. 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?