Luizi dhe Kiara

VIDEO/ ‘Jam dhëndër në Lushnje’, Luiz Ejlli i bën përshëndetjen speciale Kiarës nga koncerti në Amerikë

13 Qershor 2023, 08:37| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 08:49

  • Share

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli disa ditë më parë ka anonçuar turin e tij të koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet momentalisht.

Prej disa ditësh Luiz Ejlli ka udhëtuar në Amerikë ku do të performojë në disa vende, për fansat e tij të zjarrtë, që kanë pritur më së miri në Amerikë.

Gjatë këtij turi në Amerikë, u vu re mungesa e Kiara Titos, për të cilën këngëtari ka ndarë një video në rrjetet sociale, e cila po bën xhiron e rrjetit.

 Në video duket Luizi në skenë i mbushur me dollarë dhe teksa bashkëbisedonte me publikun, i dërgoi një përshëndetje Kiarës, duke u shprehur se e dinte që videot e tyre do të shpërndaheshin e ajo do ta shikonte këtë moment.

Më pas, ai filloi të performojë këngën që i ka dedikuar asaj, ndërsa publiku shpërtheu në brohorima.

Ai gjithashtu ka bërë një koment mbi dollarët e shumtë që i hodhi publiku duke thënë se është dhëndër në Lushnje, pra prej nga vjen moderatorja Kiara Tito.

Këngëtari ka interpretuar disa nga hitet si: “Me ty”, “2 shotsa” dhe “Përjetësisht”.

Kështu ai dhe partnerja e tij, Kiara Tito e cila ndodhet në Turqi për xhirime ndodhen larg njëri-tjetrit.

Sigurisht që kjo video shkoi deri tek Kiara, e cila e ka shpërndarë në “Instastory” duke etiketuar partnerin dhe krahas emrit të tij i ka vendosur një zemër të kuqe.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kozeta: 15/06/2023 13:09

    Lushnja vendlindja e te madhes Vace Zela

    Përgjigju
  • lui: 13/06/2023 23:38

    te jesh dhender ne lushnje dmth tja futesh vetes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?