Jasir Asani

VIDEO/ Klas i pastër dhe festë me 'shqiponjë', Jasir Asani dy gola për tre minuta në Champions League

22 Tetor, 12:26| Përditesimi: 22 Tetor, 14:07

  • Share

Kore e Jugut - Jasir Asani ka shënuar dy gola për tre minuta në Champions Leaguen aziatike. Gwangju kaloi në avantazh të dyfishtë në minutat 3 dhe 6-të kundër Jahor të Malajzisë, me Asanin protagonist absolut.

Në minutën e tretë, pas një pasimi nga Oh Hoo Sung, Jasir Asani goditi bukur me të majtën dhe e ndali sferën në rrjetë. Edhe pas tre minutash, sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e dytë.

Jasiri duket në formë të mirë dhe ka shënuar tanimë gjashtë gola në tre ndeshjet e Champions League. Në 14 ndeshjet e këtij sezoni, Asani ka shënuar nëntë gola me Gwangju.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?