VIDEO/ Kokaina në portin e Durrësit, shikoni ku ishin fshehur 7 pakot! I paketuan në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë antidrogë

25 Maj, 09:40| Përditesimi: 25 Maj, 11:45

  • Share

Policia e Durrësit përcjell informacionin lidhur me arrestimin e 7 kg kokainë dhe pamjet e operacionit.

 Skaneri ka zbuluar 7 pakot me kokainë poshtë sediljes së shoferit, të furgonit me targa angleze. Aty ishte hapur një fund i dyfishtë në formë xhepi fundor që të ishte e vështirë të identifikohej nga policia. Madje për të shmangur nuhatjen e qenve antidrogë pakot janë vendosur brenda në qese vakumi dhe mbështjellë me letër natriban.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Pakot", i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me DVP Durrës, Departamentin e Policisë Kriminale dhe autoritetet doganore të portit.   

Falë kontrolleve të shtuara të Policisë Kufitare dhe me mbështetjen e inteligjencës informative të strukturave hetimore të Policisë së Shtetit, parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të drogave të forta.  

Gjenden të fshehura në një furgon dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.  

Vihen në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i fugonit  ku u gjet lënda narkotike. 

Shërbimet e Policisë Kufitare, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi A. D.  

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë. 

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-A. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, shoferi i furgonit;  

-M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, pronari i furgonit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga. 

Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Durrës, në drejtimin Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.


Lajmi kryesor:

Durrës, kapen 7.3 kg kokainë në Port, arrestohen 2 kushërinjtë! Pakot 'porosi nga Tirana'! Furgoni i 'Bledi Travel' do nisej në Itali, destinacioni fundor Anglia (EMRAT+VIDEO)


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?