HOLANDË - Ndeshja mes AZ Alkmaar dhe NEC Nijmegen, e vlefshme për turin e dhjetë të Eredivisie dhe që ishte në atë moment me rezultatin 1-2, është pezulluar për shkak se sulmuesi i miqve, Bas Dost në minutën e 91-të ka rënë në tokë duke humbur ndjenjat.
Ndihma ka qenë e menjëhershme, me Dost që ka fituar vetëdijen, teksa futbollistët krijuan një kordon për të shmangur vëzhgimin nga kamerat. Mjekët ofruan menjëherë ndihmën mjekësore, ndërsa klubi i AZ Alkmaar ka qetësuar të gjithë duke konfirmuar se 34-vjeçari është në vetëdije të plotë.
Pasi arbitri mësoi për incidentin, ai ndërpreu lojën, e cila më pas u pezullua pasi shëndeti i Dost duhet të jetë në plan të parë.
Nga spitali, ku u dërgua me urgjencë pas kolapsit në fundin e sfidës, 34-vjeçari qetëson opinionin sportiv me një mesazh në rrjetet sociale. "Jam mirë. Ndihma që mora në fushë ishte fantastike. Tani jam në spital dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj".