Karolina e Veriut, SHBA - Argjentina dhe Kolumbia do përballen në finalen e Kupës së Amerikës për këtë vit, duel i programuar për në datën 15 qershor pas mesnate (02:00) me atë shqiptare.
Në stadiumin "Bank of Amerika", Kolumbia mposhti 0-1 Uruguain në gjysmëfinale, duke gjetur finalen e madhe pas 23 vitesh dhe bërë surprizën. Mjaftoi goli i Lerma në minutën e 39-të që kolumbianët të merrnin biletën për në finale, teksa edhe njëherë James Rodriguez u tregua deçiziv me pasimin final.
Në fund nuk mungoi tensioni në tribuna, teksa u përfshinë edhe lojtarët, por për fat situata nuk zgjati dhe palët u qetësuan. Befasi në Kupën e Amerikës, ndërsa Messi me shokë janë më të avantazhuar për trofeun. Nga ana tjetër Kolumbia ka 28 ndeshje radhazi pa humbje.
Kolumbia fitoi 0-1 kundër Uruguait dhe është në finalen e Kupës së Amerikës. Fundi i ndeshjes në Karolinën e Veriut nuk ishte i qetë, me tifozët e Kolumbisë që të "dehur" nga suksesi sulmuan familjarët e futbollistëve kundërshtar.
Kaq ka mjaftuar që situata të degradonte, teksa në tribuna janë ngjitur edhe lojtarët e Uruguait, ku për fat të mirë pas pak minutash gjithçka është qetësuar dhe mediet nuk raportojnë për të plagosur.