Udhëtimi i Kombëtares

VIDEO/ Kombëtarja shqiptare mbërrin në Spanjë, gati për miqësoren me Katarin

8 Nëntor 2022, 16:05| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 16:07

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:30 miqësoren me Katarin. Dueli do zhvillohet në Marbella të Spanjës, me trajnerin Edy Reja që ka ftuar lojtarët e Superligës shqiptare për këtë paraqitje. Kuqezinjtë i dhanë dje fund përgatitjeve, teksa sot udhëtuan për në Spanjë.

Lojtarët dhe stafi ndodhen tanimë në Marbella, me ekipin që është akomoduar në hotel dhe pasdite do vijojnë me një stërvitje në prag të sfidës. Kujtojmë se kjo miqësore nuk është në datat e UEFA, me trajnerin Reja që ka ftuar 21 lojtarë nga Superliga shqiptare, një nga Superliga e Turqisë (Abazaj) dhe portierin e Drenicës (Shala).

Njëjtë si kundër Arabisë Saudite (1-1), edhe nesër shqiptarët nuk do kenë mundësi të ndjekin lojtarët në transmetim direkt, me marrëveshjen mes klubeve që përjashton shfaqjen e duelit në ekrane, kjo për shkak se Katari luan në Botërorin 2022 që nis në 20 nëntor dhe nuk kërkon që kundërshtarët t'i zbulojnë skemat.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?