TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Ekipi i drejtuar nga Sylvinho ka zhvilluar seancën e katërt dhe të fundit stërvitore në "Shtëpinë e Futbollit". Pasditen e së enjtes me grupin është bashkuar edhe Rey Manaj, me sulmuesin që ka kaluar temperaturën dhe është gati për stafin teknik.
Ndërkohë ekipi kuqezi do zhvillojë këtë të premte në orën 19:30 stërvitjen gjenerale në "Arenën Kombëtare", teksa më parë trajneri Sylvinho së bashku me një lojtar do dalin para medieve.
Kjo do jetë ndeshja e tretë për Kombëtaren në Grupin K, me tanët që pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën mbajnë vendin e dytë. Nga ana tjetër Serbia ka qenë e impenjuar në Ligën e Kombeve dhe sfida e nesërme është debutuese për ta në këtë grup. Megjithëse ndeshja luhet në Tiranë, kompanitë e basteve shohin më të favorizuar ekipin serb për të fituar.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli (Ajeti, Kumbulla), Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami (Laçi); Hoxha, Asani, Broja Trajner: Sylvinho
Renditja në Grupin K
Trajneri Sylvinho ka edhe një stërvitje gjenerale për të vendosur formacionin kundër Serbisë. Për sfidën e së shtunës braziliani po mendon mos lëvizë nga skema 4-3-3, ndërsa ka disa dilema.
Për një fanellë në qendër të mbrojtjes luftojnë Ismajli, Ajeti dhe Kumbulla, ndërsa prapavija plotësohet me Balliun, Gjimshitin dhe Mitaj. Edhe në mesin e fushës Bajrami dhe Laçi garojnë për një pozicion. Pritet që sulmi t'i besohet Hoxhës, Asanit dhe Brojës, por nuk përjashtohen mundësitë që Sylvinho të surprizojë me zgjedhjet.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli (Ajeti, Kumbulla), Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami (Laçi); Hoxha, Asani, Broja Trajner: Sylvinho
Komente
