PRISHTINË - Kosova humbi 0-1 me Bjellorusinë në "Fadil Vokrri", për ndeshjen e fundit në grupin I të Euro 2024. Me këtë disfatë Dardanët mbyllin në mënyrën më të keqe një sezon të nisur jo mirë. Ishte Antileskiy në minutën e 43-të që shënoi një supergol nga jashtë zonës, për tri pikët e bjellorusëve. Me 11 pikë, Kosova e Primoz Gliha e mbyll këtë fushatë në vendin e pestë ose thënë ndryshe të parafundit. Dy fitore, pesë barazime dhe tre humbje për Kosovën, që ka shënuar dhjetë gola dhe ka pësuar po kaq në dhjetë ndeshjet e Euro 2024. Pas kësaj ecurie, pritet që Kosova të shohë pozitat e Glihas në krye të ekipit.
Renditja
Lajmi kryesor:
'Thriller' në grupin D të Euro 2024, Kroacia merr një biletë! Rumania fiton me Zvicrën, Kosova e mbyll me turp
S.Dh/ReportTv.al