Moment nga ndeshja

VIDEO/ Kosova nuk di të fitojë në 'Fadil Vokrri', ndalet mes 2 golave nga shteti që ka 49 mijë banorë

19 Nëntor 2022, 21:20| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 21:21

  • Share

Kosova barazoi 1-1 me Ishujt Faroe në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në "Fadil Vokrri". Në Prishtinë, skuadra e Alain Giresse u ndal për të dytën ndeshje radhazi, teksa edhe para tre ditësh barazoi 2-2 me Armeninë. Në këtë takim, trajneri francez i Dardanëve aktivizoi lojtarë të rinj.

Sfida u hap nga Uran Bislimi për Kosovën në minutën e 64 të ndeshjes. Një "predhë" nga jashtë zone bëri që topi të ndalej në trekëndëshin e portës mike. Teksa Dardanët prisnin të shënonin golin e dytë, Radosavijevic shënoi golin e barazimit në minutën e 77. Me një popullsi prej 49 mijë banorësh dhe me numër të reduktuar futbollistësh, Ishujt Faroe ia dalin kështu të ndalin Kosovën.

Goli i Uran Bislimit:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?